Arrihet marrëveshja, Piatek i Milanit, Genoa merr 40 milionë + yllin italian
Milani ka arritur marrëveshje me Genoan për të blerë sulmuesin Piatek. Janë dashur gati 4 orë diskutime për të arritur akordin dy skuadra italiane.
Genoa do të përfitojë 40 milionë euro dhe do të marrë shërbimet e yllit italian, Bertolaccit në këmbim të Piatek.
Për të finalizuar marrëveshjen, dy skuadrat janë pajtuar që të jenë një takim të fundit ditën e hënë.
Sulmuesi polak do të jetë zëvëndësues i Higuain, argjentinasit që gjatë vikendit pritet të finalizojë transferimin e Chelsea./Indeksonline/