Arrihet marrëveshja, Pioli bëhet trajner i Ronaldos në Al Nassr

Skuadra e Al Nassr dje gjatë ditës shkarkoi trajnerin dhe tashmë janë bërë me udhëheqës të ri.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano – klubi nga Arabia Saudite ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Stefano Pioli, shkruan Indeksonline
Pioli ka firmosur kontratë me skuadrën ku luan Cristiano Ronaldo, Sadio Mane dhe shumë yje të tjerë që janë transferuar nga Europa për në Al Nassr.
Së fundmi, Pioli ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit në AC Milan, ku arriti të bënte sukses të madh duke fituar Serie A para tri sezoneve të kaluara.
Kujtojmë seë skuadra e Al Nassr-it si objektiv e ka një titull gjatë këtij sezoni, duke tentuar ndalimin e Al Hilalit, që po korr sukses në dy sezonet e fundit./Indeksonline/