Arrihet marrëveshja, Ricci te skuadra e madhe italiane

Mesfushori i talentuar italian, Samuele Ricci, ka arritur një marrëveshje të plotë me AC Milan. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i besueshëm Fabrizio Romano, i cili e ka cilësuar transferimin si një “pune të kryer”.
Ricci, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse me Torinon në Serie A, do t’i bashkohet Milanit pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet këtë verë në SHBA.
AC Milan, që po ndërton një skuadër të re rreth lojtarëve të rinj dhe me perspektivë, e sheh Riccin si një shtyllë të mesfushës për të ardhmen. Detajet financiare të marrëveshjes pritet të bëhen publike në ditët në vijim, ndërkohë që klubi kuqezi është në fazën e fundit të finalizimit të dokumentacionit.
Ky transferim shihet si një hap i madh për Riccin, i cili tani do të ketë mundësinë të luajë në një klub me histori të pasur dhe ambicie të larta në Itali dhe Evropë./Indeksonline/