22:56 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / C E

Arrihet marrëveshja, Shaqiri transferohet në Amerikë

Xherdan Shaqiri do të ndryshojë ambient. Pasi nuk arriti të ambientohej në ekipin e ri, Lyonin, tani Shaqiri po kërkon një aventurë tjetër.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire.

Klubi amerikan do të paguajë shtatë milionë euro për transferimin e tij.

Për gjashtë muaj në Lyon, Shaqiri nuk arriti të ambientohej, duke realizuar dy gola dhe duke bërë tri asistime që prej transferimit të tij nga Liverpooli në verën e kaluar.

Ai nuk u përfshi fare në ndeshjen e sontme të Lyonit, pasi ishte i zënë me përfundimin e kësaj marrëveshje.