Arrihet marrëveshja, sulmuesi i ri i Milanit të enjten për testet mjekësore

Olivier Giroud do të jetë në Milano të enjten për të kryer testet mjekësore.
Sipas mediave italiane, sulmuesi francez do të jetë futbollisti i ri i kuqezinjve, shkruan Indeksonline.
Milani do të paguaj një dëmshpërblim prej 1 milion euro te kampionët e Evropës.
Giroud pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me Milanin me mundësi zgjatje edhe për një tjetër, ku do të përfitoj rreth 3 milionë euro në sezon.
Lojtari pasi të nënshkruaj kontratën do të rikthehet në pushime deri me 27 korrik. /IndeksOnline/
