75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

Arrihet marrëveshja, Theo Hernandez drejt Al-Hilalit

Theo Hernandez do të largohet nga Milani gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi francez, do të largohet edhe nga futbolli evropian ku i cili ka arritur marrëveshje me gjigantin aziatik, Al-Hilal.

Siç raporton Fabrizio Romano, Al-Hilal pagoi rreth 25 milionë euro për francezin dhe do të nënshkruajë kontratën në ditët e ardhshme.

Hernandez, numëron 262 paraqitje me Milanin që nga ardhja e tij në vitin 2019, ku shënoi 34 gola dhe 45 asistime.

Ai arriti të fitonte edhe “Scudetton” në vitin 2022 si dhe Superkupën e Italisë në vitin 2025./IndeksOnline/