Arrihet marrëveshja, Thomas Muller transferohet te klubi i MLS

Mesfushori gjerman, Thomas Muller ka gjetur klubin e tij të ri.
Gjermani, do të vazhdojë karrierën në MLS te skuadra kanadeze, Vancouver Whitecaps.
Muller, do të vijë si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.
Bayerni, ka një histori me klubin kanadez pasi që disa vite më parë kishin transferuar Alphonso Davies, nga po ky klub.
Muller, kujtojmë se kishte kaluar shumicën e karrierës së tij te Bayerni, ku bëri 756 paraqitje dhe shënoi 250 gola dhe 276 asistime ku fitoi titujë të shumtë mes tyre dy “Tripleta” në vitet 2013 dhe 2020./IndeksOnline/