13:19 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Arrijnë 182 mijë e 900 dorza të vaksinës “Astra Zeneca” nga Norvegjia

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot kanë ardhur 182 mijë e 900 doza të vaksinës “Astra Zeneca”.

Këto vaksina Mbretëria e Norvegjisë ia ka dhuruar Kosovës, transmeton Indeksonline.

 Ministri Arben Vitia shprehu mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik.

Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm./Indeksonline/