75 Mall Live Search
11:40 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrijnë në Mekë grupi i parë i besimtarëve nga Kosova

Dje është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin.

Ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë.

Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se fluturimet e tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë.