75 Mall Live Search
21:33 / E Diele, 07 Maj 2023 / C E

Arrijnë nga Greqia vajzat e “arta” nga Kaçaniku

Ariten në pikën kufitare të Hanit të Elezit nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hafize Sallahi, zyrtari Fatos Vishi dhe kryetari i Klubit të Mundjes, “Kaçaniku”, Skender Nikoci me kryesi.

Kujtojmë se mundëset e reja  arritën të marrin medalje në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Serres të Greqisë duke përfaqësuar Republikën e Kosovës.

Për herë të parë Kaçaniku stoliset me medalje të artë dhe merr titullin e madh. Lonisa Reka (U-17) fitoi medaljen e artë, duke dëshmuar se e pret e ardhme e ndritur.

Elsa Nikoci (U-15) e doli e treta dhe mori medalje të bronzë.

Gjithashtu, Kanita Spahija ishte pjesë e ekipit të Kosovës. Një falenderim shkon për trajnerin, Ferat Ramadani, për punën e palodhshme që po bën për Klubin dhe përfaqësuesen e Kosovës.