13:57 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrijnë serbët në Poterq të Klinës, Policia arreston disa persona (Video)

Në fshatin Poterq të Epërm të Klinës, tashmë kanë arritur serbët për të shënuar manifestimin e tyre të paraparë.

Njëri nga protestuesit ka thënë për Indeksonline se pas arritjes së serbëve, situata ka eskaluar dhe gjatë intervenimit policia ka arrestuar disa persona.

Nuk dihet saktë numri i të arrestuarve, pasi policia ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Ndryshe, banorët e këtij fshati kanë dalë që në mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër manifestimit të komunitetit serb, pasi në këtë fshat janë vrarë 17 civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë./Indeksonline/