Arrin 100 milionë klikime, Dhurata Dora: Është arritja më e madhe në karrierë
Projekti i fundit i Dhuata Dorës ‘Zemër’ që e solli në bashkëpunim me reperin e njohur algjerian, Sool King me tu publikuar është shëndërruar në një hit edhe përtej kufirit.
Kënga për një kohë të shkurtë ka arritur në shifrën e 100 milionë klikimeve.

Këtij suksesi padyshim që më së shumti i janë gëzuar të dy artistët, ishte Dhurata ajo që këtë sukses e ka quajtur si suksesin më të madh në karrierë.
“Faleminderit 100 milionë herë!!! Është arritja ime më e madhe në karrierë. Jam e shumë e lumtur dhe falënderuese. Nuk do të mund ta bëja këtë pa një ekip të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Dhuratës./Indeksonline/