08:40 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrin 146 milionë ndjekës në Instagram, Kim Kardashian ka një pyetje për adhuruesit

Ylli televiziv, Kim Kardashian është një nga personat më me ndikim dhe më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundi ka arritur në shifrën e 146 milionë ndjekësve në llogarinë e saj personale në Instagram, shkruan Indeksonline.

38 vjeçarja me këtë rast ka falënderuar adhuruesit e saj përmes postimit të disa imazheve në të cilat si çdo herë tjetër në fokus ishin linjat e saj ‘bombastike’.

“Kjo është për të gjithë 146 milionë ndjekësit! Faleminderit njerëz!!!Çfarë ju pëlqen më shumë? Selfies? Fotografitë familjare? Jam kureshtare të dijë”, ka shkuar Kim.

Ndryshe, Kim është nënë e katër fëmijëve nga martesa me reperin, Kanye West./Indeksonline/