75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Arrin ekipi mjekësor në aeroport për ta kontrolluar Pacollin

Një ekip  i infektologëve është parë pak minuta më parë të ketë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari”, të cilët pas pak pritet ta kontrollojnë kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli. Kontrolle këto rutinë për çdo person në hyrje e dalje të vendit e edhe në aeroport, për shkak të pandemisë Covid-19, raporton IndeksOnline.

Pacolli ka dy ditë që ka qëndruar në shtetin shqiptarë, kjo pasi që fillimisht nuk i ishte lejuar të hynte në territorin e Kosovës nga institucionet qendrore në vend. E pasi iu dha leja, iu tha që do të qëndroj në karantinë si të gjithë qytetarët e tjerë, gjë e cila nuk u pranua nga Pacolli.

IndeksOnline do të ju mbaj të informuar hap pas hapi për arritjen e Pacollit në Kosovë.