18:46 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrin Grenell me delegacion në Kosovë, pritet nga kryeministri Hoti

Ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë Richard Grenell i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Ai sot i shoqëruar nga një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, po zhvillon takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Hoti i shoqëruar nga 9 anëtar të kabinetit të tij qeveritarë ka pritur Grenellin.

Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

Pamje: