75 Mall Live Search
15:15 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Grupi i besimtarëve kosovarë në Mekë

Grupi prej 80 personave i besimtarëve myslimanë nga Kosova ka arritur në Mekë, për kryerjen e një nga pesë shtyllat e islamit haxhin.

Njëherit ky është grupi i parë që ka arritur në vendet e shenjta.

Deri më datën 3 gusht gjitha grupet e besimtarëve pritët të arrijnë në vendet e shenjta, për kryerjen e haxhillëkut.

Gjithsejt 1080 besimtarë nga Kosova pritet të marrin pjesë në pelegrinazh.

Më i vjetri në ekspeditë sipas njoftimit të Bashkësisë Islame është një 90 vjeçar, kurse më e reja është një vajzë 16 vjeçare nga Peja.

Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.