07:37 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Arrin në 1,380 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë është rritur në 1,380, ndërsa rastet e konfirmuara kanë shkuar në 63,851.

Nga 5,090 raste të raportuara deri të enjtën, 4,823 ishin nga province Hubei, shkruan Indeksonline.

Koronavirusi filloi në qytetin kinez Wuhan dhe që atëherë është përhapur në disa vende të botës./Indeksonline/