Arrin në 197 mijë numri i të vdekurve, si pasojë e Covidit-19, në SHBA

Së paku gjashtë milionë e 650 mijë e 570 raste të personave të infektuar me COVID-19 janë raportuar deri tashti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky virus atje ka marrë 197 mijë e 244 jetë, thonë të dhënat e universitetit “Johns Hopkins”, transmeton Klan Kosova.
Gjatë se enjtes atje janë shënuar 20 mijë e 519 raste me 481 vdekje.
Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara./