75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrin në 49 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Komisioneri i Policisë në Zelandë të Re, Mike Bush ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në xhami ka arritur në 49.

Sipas tij, 41 prej tyre u vranë në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në xhaminë tjetër, transmeton Indeksonline.

Bush tha se ky akt llogaritet si masakra më e madhe në historinë e këtij vendi në 30 vitet e fundit, kur një burrë me emrin David Gray mbyti 13 persona në një sulm.

Aktualisht në spitalin e Christchurcht po trajtohen 48 pacientë me plagë nga arma e zjarrit. /Indeksonline/