75 Mall Live Search
08:21 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Arrin në Izrael aeroplani i parë me izraelitët e bllokuar jashtë vendit

Avioni i parë që sjell izraelitët e bllokuar jashtë vendit, për shkak të hapësirës ajrore të mbyllur, ka ateruar në aeroportin “Ben Gurion”.

Lajmin e ka bërë të ditur autoriteti i aeroportit.

“Pak kohë më parë, fluturimi i parë u ul në Aeroportin “Ben Gurion”, si pjesë e operacionit ‘Kthim i Sigurt'”, tha ministria e transportit në një postim në Telegram.

Fluturimi, i operuar nga El Al, u ul të mërkurën në mëngjes dhe solli në atdhe izraelitët që ndodheshin në Larnaca të Qipros, raporton BBC-ja.

Ministri i Transportit, Miriv Regev, thotë se ata synojnë të “riatdhesojnë të gjithë izraelitët”.

Sipas BBC-së, edhe qytetarët polakë që po evakuohen nga Izraeli po kthehen në shtëpi.

Sipas mediumit, Polonia ka përfunduar evakuimin e parë të 160 qytetarëve të saj nga Izraeli.