75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / mp

Arrin në Kosovë, Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sapo ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, ajo është pritur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Vizita e saj në Prishtinë vjen  në kuadër të turit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ajo do të qëndrojë në Kosovë, ku do takohet me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimeve për medie Osmani do të pres në takim presidenten e Komisionit Europian rreth orës 13:15, ndërsa një orë më vonë von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Kurti./Indeksonline/