11:57 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrin në Kosovë kuzhinieri më famë botërore

Aleanca Franceze e Prishtinës ka organizuar një punëtori gatimi për fëmijët me kuzhinierin me famë botërore, francezin Christophe Dovergne.

Punëtoria nis të shtunën më 14 dhjetor, në orën 10:30.

Themeluesi i faqes së Internetit të recetave 750g.com, kuzhinieri Christophe mëson gatime në shkolla të mesme në Francë dhe është autor i librave të shumtë të gatimeve.

Fëmijët që marrin pjesë në punëtori, do të mësojnë se si të bëjnë biskota të Krishtlindjeve.

Punëtoria është e hapur për fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjeç, dhe synon të zbulojë gastronominë franceze dhe traditat franceze të Krishtlindjeve./Indeksonline/