09:04 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrin në Kosovë makineria, më e sofistikuar gjermane, për prodhimin e kubëzave të betonit

Kompania më e njohur në Kosovë për prodhimin e kubëzave të betonit, “Osmanaj produkt” ka sjell ekskluzvisht për të parën herë makinerinë më të sofistikuar për prodhimin e shumëllojshëm të elementeve nga betoni me teknologjinë më të fundit gjermane të vitit 2020.

“HESS RH2000” quhet kjo makineri, e cila ka kapacitet prodhimi 1.2m²/12sec (3000-4000 m² brenda një orari pune.

Aktivizimi i gjigantit gjerman pritet të bëhet realitet në vitin 2020 dhe ofron cilësinë më të mirë në vend dhe Ballkan.

“Osmanaj produkt” është kompania më e njohur në vend për prodhimin e elementeve të betonit me traditë 30-vjeçare.

Kompania ndodhet në Gurrakoc të Istogut dhe mbulon pjesë të madhe të tregut në Dukagjin, por edhe në Kosovë./Indeksonline/