Arrin në Kosovë presidentja e KE, takohet me Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen sapo ka arritur në Republikën e Kosovës,shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast janë parë patrulla të Policisë në kryeqytet duke liruar komunikacionin.

Leyer së pari është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ursula von der Leyen është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./IndeksOnline/



