12:31 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / S Z

Arrin në Prishtinë biznesmeni i famshëm grek, nënshkruan marrëveshje me Sharr Travel

Ka arritur në Prishtinë biznesmeni i famshëm grek Costas Barbopoulos, pronar i Hotel Athina në Selanik dhe i disa hoteleve tjera, i cili ka nënshkruar  marrëveshje me “Sharr Travel”.

Pronari i “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se “Sharr Travel”, tashmë e ka eksklusivitetin në këtë hotel dhe disa hotele tjera në Selanik.

Kurtishaj po ashtu ka thënë se është shumë i rëndësishëm ndërtimi i raporteve bashkëpunuese rajonale, në aspektin turistik me vendet e rajonit, e sidomos me vendet e zones Shengen.

“Në orët e vona mireprita në Prishtinë pronarin e Hotel Athina ne Selanik dhe disa hoteleve tjera atje z.Costas Barbopoulos. Eshtë shumë e rëndesishme ndërtimi i raporteve bashkëpunuese rajonale ne aspektin turistik me vendet e rajonit, e sidomos me vendet e zones Shengen. Tashme Sharr Travel ka eksklusivitetin ne kete hotel dhe disa hotele tjera ne Selanik. Partenrin e ri nga Greqia e falenderova per besimin dhe bashkepunimin me interes te perbashket me çmime shume te lira te paketaveva turistike per klientat dhe bashkepuntoret e Sharr Travel dhe Blue Travel Kosova”, kla shkruar Kurtishaj në facebook.