75 Mall Live Search
19:04 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

Arrin në Prishtinë trendi afro-brazilian i flokëve (VIDEO)

Pas 28 vitesh jetë dhe pune në Gjermani, Sahadete Mustafa-Detja është rikthyer në vendlindje për të ndjekur ëndrrën e saj në Kosovë.

Me një përvojë të gjatë në industrinë e bukurisë dhe me një sallon të suksesshëm në Gjermani, ajo ka vendosur të hapë një biznes të ri në Prishtinë, duke sjellë për herë të parë në vend stilin e flokëve me extension afro-braziliane.

E çertifikuar dhe me një nivel të lartë profesionalizmi, Sahadetja ka hapur sallonin Dete AfroStudio, ku ofron një gamë të gjerë shërbimesh estetike, me cilësi të garantuar për klientët.

Ky është salloni i parë i këtij lloji në Prishtinë që ofron extension në stilin afro-brazilian – një trend i njohur për volumin, pamjen natyrale dhe fleksibilitetin që u jep flokëve.

Ndiqeni intervistën e plotë për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe vizionit të saj./IndeksOnline/