75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / AR

Arrin në Shqipëri njeriu i Trumpit që do t’i bëj fushatën Sali Berishës

Chris LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump, ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar opozitën në zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e prezantoi atë para disa dite si konsulent të fushatës, duke e cilësuar si një figurë kyçe në rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Berisha tha se angazhimi i LaCivita vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të eliminuar opozitën konservatore në Shqipëri.