75 Mall Live Search
14:29 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / Gj. Sh

Arrin për teste mjekësore transferimi i ri i Liverpulit

Futbollisti hungarez, Dominik Szoboszlai, ka zbarkuar në aeroportin e Liverpulit, ku pritet që sot të kryej testet mjekësore te skuadra e Jurgen Klopp.

“Redsa” të premten kanë arritur marrëveshje me Leipzigun për transferimin e mesfushorit 22 vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Liverplui ka pranuar të paguaj klauzolën e lirimit prej 70 milionë eurove.

Dokumentet tashmë janë gati dhe pas testeve mjekësore, Szoboszlai do të zyrtarizohet si futbollist i ri i “Redsave”./IndeksOnline/