16:56 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrin ta gjej unazën e dasmës përmes Facebook-it 11 vite pasi e humbi

Zuly Schober një banore e Kalifornisë kishte humbur unazën e saj të dasmës 11 vite më parë.

Por fal rrjetit social, Facebook ajo arriti që ta gjej përsëri, transmeton Indeksonline.

Adoleshentja, Devyn Greer e kishte gjetur atë në plazhin ‘Huntington’.

“Po dilja nga uji dhe pashë diçka mjaft të shkëlqyeshme. Unë metë vërtet nuk e dija çfarë të bëja, duke qenë vetëm 15 vjeçare dhe duke gjetur një unazë kaq të madhe.”, u shprehë Greer.

Pasi e kishte gjetur unazën, 15 vjeçarja e kishte njoftuar nënën e saj. Ajo menjëherë e kishte shpërndarë në Facebook duke kërkuar pronarin e saj.

Vetëm 15 kilometra larg, Zuly Schober nuk mund t’i besonte syve atë që po lexonte.

Zuly i kishte dërguar një foto të vjetë të unazës së saj të dasmës për të parë nëse ishte vërtet ajo.

“Isha e gëzuar, isha nervoz, unë qeshja si një person i çmendur.”, tha Zuly./Indeksonline/