13:33 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrinë përforcimi i ri i Milanit: Jam këtu për shkak të historisë

Lucas Paqueta ka arritur në Milano për ta kompletuar kalimin e tij 35 milionësh, teksa ai do të jetë në tribuna për ndeshjen kundër Torinos.

21-vjeçari ka arritur nga Rio de Zhaneiro, nga Lisbona, në Aeroportin e Malpensas këtë mëngjes.

”Jam shumë i lumtur që jam këtu. Erdha në Milani për shkak të historisë që ka klubi”, tha Paqueta për gazetarët, transmeton IndeksOnline.

”Rossonerët” kanë paguar 35 milionë euro në arkat e Flamengos, teksa 10 milionë euro do të paguhen në formë të bonuseve.

Ai do të jetë në tribuna për ndeshjen e sotme ndaj Torinos në ”San Siro”.

Paqueta do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore nesër dhe mund të debutojë në janar në ndeshjen e Superkupës italiane ndaj Juventusit./IndeksOnline/