75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / L A

Arriti 100 paraqitje me Arsenalin, flet Arteta për mbrojtësin e tij

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë së fundi në një konferencë për shtyp.

Spanjolli, u pyet rreth mbrojtësit të tij William Saliba, i cili ka arritur të bëjë paraqitjen e tij të 100-të në ndeshjen ndaj Sportingut.

Në moshën e tij, qëndrueshmëria, cilësia e paraqitjeve është e pabesueshme”. “Ai ka krijuar një partneritet të mrekullueshëm dhe një meritë të madhe edhe për Gabin e madh për këtë”, u shpreh Arteta.

Arsenali, pritet të përballet ndaj West Hamit në “London Stadium”, me ndeshjen që zhvillohet sot në orën 18:30./IndeksOnline/