Arriti marrëveshje me Barcelonën, por a ka të drejtë Szczesny të luaj në Champions League?

Wojciech Szczesny do të jetë portier i ri i Barcelonës, ku do ta zëvendësoj Ter Stegenin e lënduar.
Portieri polak ka rënë dakord të rikthehet nga pensionimi dhe të bahskohet me blaugranët, ku do të nënshkruaj kontratë një vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Por a do të mundet Szczesny të luaj në Ligën e Kampionëve?
Barcelona para fillimit të sezonit ka dorëzuar listën e futbollistëve që do të luajnë në Champions.
Por trajneri Hansi Flick u tregua i kujdesëshëm, duke prezantuar 24 futbollistë nga 25 sa ishte numri i lejuar.
Sa i përket portierëve, ai regjistroi katër, Ter Stegen, Iñaki Peña, Astralaga dhe Kochen, ku vetëm dy të parët janë në listën A.
Kjo i mundëson që Barcelona pas nënshkrimit të Szczesbyt ta regjistorjë atë në garën më të madhe evropiane.
Edhe rregullorja e specifikon se në rast një klub nuk mund të mbështetet në shërbimet e të paktën dy portierëve të regjistruar në listën A për shkak të një dëmtimi ose sëmundjeje afatgjatë, klubi në fjalë mund të zëvendësojë përkohësisht portierin në fjalë dhe të regjistrojë një portier të ri në çdo kohë gjatë sezonit./IndeksOnline/