75 Mall Live Search
21:43 / E Enjte, 29 Janar 2026 / B XH

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se ka arritur 8.5 million skanime të dokumenteve digjitale.

ASHAK e ka quajtur këtë arritje të madhe për kujtesën e Kosovës.

“Ky progres i vazhdueshëm është rezultat i përkushtimit profesional, planifikimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të përditshëm të stafit të ASHAK-ut, i cili po kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e qasjes në dokumente arkivore për studiuesit dhe publikun e gjerë”, shkruan në njoftimin e ASHAK, raporon IndeksOnline.  

Postimi i plotë:

📜 8.5 milion skanime – një arritje e madhe për kujtesën e Kosovës

Brenda dy viteve të fundit kemi arritur të digjitalizojmë 7 milion skanime, duke e çuar në 8.5 milion volumin e përgjithshëm të dokumenteve digjitale në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Ky progres i vazhdueshëm është rezultat i përkushtimit profesional, planifikimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të përditshëm të stafit të ASHAK-ut, i cili po kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e qasjes në dokumente arkivore për studiuesit dhe publikun e gjerë.

Digjitalizimi i arkivave mbetet një investim afatgjatë në trashëgiminë historike dhe institucionale të Kosovës, si dhe një shtyllë kyçe e modernizimit institucional.