75 Mall Live Search
20:40 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / Gj. Sh

“Arrivederci” Milan, Feyenoord i eliminon nga Liga e Kampionëve

Mund të kenë shënuar golin më të shpejt në duelin me Feyenoordin, por çdo minut pas tij ishte ankth për italianët.

Milani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi janë mposhtur në play-off nga skudra holandeze, Feyenoord.

Kuqezinjtë nuk arritën më shumë se një barazim 1-1, në “San Siro”, në ndeshjen kthyese, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 1-2, shkruan IndeksOnline.

Në fakt Milani e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar gol vetëm pas 37 sekondave lojë, ku transferi i ri, Santiago Gimenez shëno kundër ish-skuadrës.

Por gjithçka ndryshoi në fillilin e pjesës së dytë, ku Theo Hernandez pas simulimit për penallti, u përjashtua me karton të kuq, në minutën e 51-të.

Këtë avantazh numerik në fushë e shfrytëzoi për mrekulli skuadra e Feyeboordit, e cila barazoi shifrat në minutën e 73-të, me golin e Julian Carrenza./IndeksOnline/