75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 22 Prill 2026 / Gj Sh

Arsenal apo Manchester City? Wenger parashikon fituesin e Premieligës

Arsenal dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për titullin e Premierligës këtë sezon.

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund, “topçinjtë” kryesojnë tabelën me 70 pikë, tri më shumë se cityzens, që kanë një ndeshje më pak, shkruan IndeksOnline.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë një parashikim rreth titullit të kampionit.

Sipas tij, skuadra londineze do të shpallet kampion i Anglisë, pasi beson se Manchester City do të gabojë në ndeshjet e mbetura.

“Unë besoj se Arsenali do ta fitojë ligën. E besoj thellësisht. Për mua, duket si gjë e arsyeshme, si mirëkuptim.

Manchester City nuk do të bëjë një ecuri perfekte deri në fund të sezonit.”, deklaroi Wenger./IndeksOnline/