75 Mall Live Search
18:39 / E Diele, 24 Shtator 2023 / A. M.

“Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”

Këshilltari i kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Skender Kërçeli ka bërë të ditur se janë gjetur arsenal armësh brenda Manastirit në Banjaskë.

“Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

Përmes këtij postimi, po ashtu është konfirmuar edhe ndërhyrja e Njësisë Speciale brenda objektit të Manastirit në Banjaskë.