75 Mall Live Search
18:09 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arsenal armësh pa leje i kapen 46 vjeçarit në Budakovë të Suharekës

  Sot, në bazë të Urdhëresës se Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësinë e hetimeve antidrogë kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit Sh.K i lindur në vitin 1974 në fshatin Budakovë, KK Suharekë, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar :

Një  pushkë automatike ,, AK 47”,  tre karikator të së njëjtës pushkë;

Një  pushkamitralez  me dy karikator;

Një  pushkë  M 48;

Një pistoletë  me një karikator;

27 Fishek të kalibër 7.65.mm,

22 fishek të  kalibër 7.62.mm,

Një tyt vazhduese  e pushkamitralezit, si dhe  pajisjet për pastrimin e armeve.

        Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshimti është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.