Arsenal arrinë fitore në ndeshjen e radhës në FA kupë

Arsenali arriti të shënoj fitore kundër skuadrës së Leeds.
Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuara nga këto dy skuadra mirëpo goli erdhi në pjesën e dytë nga Nelson në minutën e 55’, gol ky që edhe i siguroi fitore Arsenalit.
Arsenali e arriti fitoren mirëpo ndeshjen e ka dominuar skuadra e Leeds duke e pasur posedimin e topit e po ashtu më shumë gjuajtje drejt golit.
Punë më shumë pati edhe portieri i Arsenalit të cilit ju deshtë të reagojë në gjashtë shanse ku rrezikuan Leeds, po ashtu kjo e fundit dominoi edhe me pasime ku kishin 123 pasime më shumë se Arsenali.
Mirëpo ky dominim nuk mjaftoi që të arrijnë edhe fitoren./Indeksonline/.