75 Mall Live Search
23:14 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Arsenal dhe Chelsea marrin rezultate pozitive në sfidat e para gjysmëfinale

Arsenali hodhi një hap drejt finales së Europa Leagues në Baku, pasi mposhti në “Emirates Stadium” Valencian, me rezultatin 3-1, në sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre.

Spanjollët e nisën mirë takimin dhe kaluan të parën të avantazh, me anë të Diakhaby në minutën e 11’, ndërsa në pak minuta mbyllën londinezët në mbrojtje dhe mund të kishin shënuar edhe dy herë të tjera.

Më pas erdhi zgjimi i “Topçinjve”, të cilët përmbysën rezultatin brenda 8 minutave, pasi sulmuesi francez Laccazette shënoi në minutat 18’ dhe 26’, në portën e skuadrës spanjolle. Goli tjetër i Arsenalit erdhi në minutën e parë shtesë dhe u shënua nga sulmuesi Pierre Emenicke Aubameyang.

Me këtë fitore, Arsenali do të udhëtojë i qetë javën e ardhshme në “Mestalla”, ndonëse goli i shënuar nga Diakhaby mban gjallë shpresat e Valencias për një kualifikim të mundshëm në finale.

Një rezultat mjaft të mirë mori edhe skuadra tjetër londineze, Chelsea, që arriti të dalë me një barazim 1-1 në transfertën gjermane ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Joviç kaloi vendasit në avantazh, në minutën e 23-të, ndërsa të besuarit e Sarrit rikthyen baraspeshën me spanjollin Pedro, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ky barazim lë gjithçka të hapur, sa i përket kualifikimit për në finale, por londinezët janë padyshim më të favorizuar, pasi kanë shënuar një gol në fushë kundërshtare dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpinë e tyre.

Golat: