75 Mall Live Search
10:06 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Arsenal dhe Manchester United mund të kualifikohen në Ligë të Kampionëve edhe nga pozita e pestë!

Ekipi i Arsenal dhe i Manchester United  mund të përfitojnë shumë nëse UEFA vendos ta largoj Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.

UEFA ka hapur një çështje për ekipin e Manchester Cityn për thyerje të rregullave të ‘Fair Play’ financiar, transmeton Indeksonline.

Nëse ekipi i Cityt shpallen fajtorë atëherë dënimi mund të jetë ndalimi për të luajtur në Ligën e Kampionëve për disa sezona.

Nga kjo gjë mund të përfitojnë Arsenal dhe Manchester United që duket se po e kanë problem të hyjnë në top katërshe këtë sezon.

Sipas ‘The Times’ nëse City largohet nga Liga e Kampionëve, atëherë vendi i pestë kualifikohet.

Nëse nuk ndodh kjo atëherë dy ekipet kanë edhe nga një mundësi.  Në rast se Manchester United arrin ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë vit, atëherë kualifikohet direkt në sezonin e ardhshëm.

E njëjta është me Arsenal. Nëse ata arrijnë të fitojnë Europa Ligën atëherë kualifikohen direkt./Indeksonline/