75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arsenal dhe Tottenham në garë për transferimin e një 16-vjeçari

Arsenali është duke garuar me Tottenhamin për transferimin e yllit të Rennes, Eduardo.

16-vjeçari dha një shfaqje marramendëse kundër Paris Saint-Germain të Dielën për të ndihmuar skuadrën e tij në një fitore 2-1 kundër kampionëve të Ligue 1.

Camavinga  cili u bë lojtari i parë i lindur në 2002, që filloi një ndeshje në ndonjë nga pesë ligat më të mira të Evropës sezonin e kaluar, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt dhe United, transmeton Indeksonline.

Sipas L’Equipe, Gunners dhe Spurs bënë oferta për të nënshkruar të riun këtë verë, por Rennes i refuzoi./Indeksonline/.