75 Mall Live Search
18:43 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arsenal ende ka mundësi të bie nga liga

Skuadra e Arsenal edhe pas pandemisë po e vazhdon formën katastrofale.

Që nga rifillimi i sezonit, Arsenal ka zhvilluar dy ndeshje duke i humbur që të dyja, transmeton Indeksonline.

Sot ata u mposhtën nga ekipi i Brighton që po lufton për mbijetesë.

Matematikisht, Arsenal ende ka mundësi që të bie nga liga. Londinezët kanë 40 pikë për momentin dhe gjenden në pozitën e 9-të.

Vendi i 18-të, që dërgon në ‘Championship’ Bournemouth ka 27 pikë, 13 më pak se Arsenali. Po ashtu Bournemouth ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 8 gjiro në Premier Ligë./Indeksonline/