Arsenal ishte paralajmëruar që Mustafi nuk është futbollist për ta

Siç duket Arsenal tani është penduar që nuk i kanë marrë parasysh fjalët e skuatit të tyre.
Kjo pasi që del se skuadra londineze, ishte paralajmëruar nga skauti i tyre që Shkodran Mustafi nuk është një futbollist i kualitetit çfare ata kërkonin.
Cagigo i kishte kërkuar klubit që të mos e transferonin Mustafin pasi është lojtar për skuadrat e mesme të tabelës.
Përkundër kësaj, Arsenal kishte vendosur që ta transferonte duke mos e dëgjuar atë.
Mustafi që nga transferimi i tij në Arsenal është përballur me shumë kritika për paraqitjet e tij.