15:52 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Arsenal kërkon sulmuesin e Bundesligës, i kushton 35 milionë euro

Qendërsulmues i Wolfsburgut, Wout Weghorst, ka joshur interesimin e Arsenalit – bën të ditur Bild.

Holandezi do të jetë në dispozicion për 35 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Topçinjtë e duan nënshkrimin e tij.

Për shërbimet e 27-vjeçarit ka shprehur interesim edhe Newcastle Unitedi nga Liga Premier.

Weghorst është pjesë e klubit gjerman nga viti 2018, ndërsa këtë sezon i ka shënuar 16 gola në Bundesliga.

Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e klubeve, si FC Emmen, Heracles Almelo e AZ Alkmaar.