Arsenal kërkon yllin e Premierligës
Arsenali kërkon një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e drejtuar nga Emery i ka vënë syrin mesfushorit të fuqishëm të Watfordit, Abdoulaye Doucoure.
Doucoure ka qenë një nga yjet për Watford këtë sezon pasi ata janë të shtatët në Premier Ligë, shkruan Indeksonline.

Forma e tij ka tërhequr interesin edhe të Paris Saint-Germain, ku kanë bërë një ofertë prej 30 milionë funte.
Francezi ka shënuar dy herë dhe ka asistuar në pesë gola. Ai gjithashtu ka nisur çdo ndeshje të Premier Ligës. /IndeksOnline/