Arsenal-Manchester United, sonte zhvillohet klasikja e madhe e Premierligës
Sonte në Premierligë zhvillohet ndeshja më e madhe e javës.
Lideri i Premierligës, Arsenali pret në “Emirates”, rivalin e tyre Manchester United në një duel që premton spektakël.
Në historikun e tyre në Premierligë, kanë zhvilluar 213 ndeshje me Arsenalin që fitoi 78 ndeshje, Unitedi 85 herë dhe 50 ndeshje u mbyllën baraz.
Në përballjen më të fundit të tyre, ishte Arsenali ajo që fitoi me rezultat 0-1 në “Old Trafford”, ndeshje kjo që hapi sezonin në Premierligë./IndeksOnline/

