Arsenal me fytyrë kampioni, fiton pa asnjë problem ndaj Brentford
Pas barazimit me Chelsean, Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë.
”Topçinjtë” nuk lejuan befasi kësaj radhe, pasi fituan ndaj Brentfordit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Mikel Merino nisi festën në ”Emirates Stadium” qysh në minutën e 11-të.
Golin e sigurisë e shënoi Bukayo Saka, në 90+1.
Arsenal vazhdon të jetë lider i tabelës edhe pas 15-të ndeshjeve në Premierligë, me 33 pikë, pesë më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër Brentford renditet në vendin e 13-të, me 19 pikë./IndeksOnline/

