Arsenal me ofertë për futbollistin 30 vjeçar të Manchester United

Arsenal siç duket ka bërë një ofertë për transferimin e futbollistit 30 vjeçar, Chris Smalling nga Manchester United.
Futbollisti i cili aktualisht është i huazuar te Roma po dëshiron të rikthehet në Angli, shkruajnë mediat italiane, transmeton IndeksOnline.
Klubi i cili është nën drejtimin e Mikel Artetas po dëshiron futbollistin që ta ketë në skuadër që nga vera për ta forcuar mbrojtjen e tyre.
Sipas këtyre raportimeve Arteta është i ‘etur’ për ta forcuar mbrojtjen e tij./IndeksOnline/.
