Arsenal mund të luaj në Champions League edhe nëse nuk e fiton Europa Leaguen
Manchester City mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Kjo pasi që kampioni anglez nuk e ka respektuar rregulloren e UEFA për fair playin financiar dhe shtëpia evropiane e futbollit është duke shqyrtuar mundësinë që ta denojë Cityn me një vit mos pjesëmarrje në garat që organizon UEFA.
Nëse kjo ndodh, do të përfitonte Arsenali që ka përfunduar sezonin e Premier Ligës në vendin e 5-të, shkruan Indeksonline.
Ekipi londinez ka siguruar finalen e Ligës së Evropës dhe nëse fiton kundër Chelseat gjithsesi do të jetë në Ligën e Kampionëve. /Indeksonline/