Arsenal refuzon të nënshkruaj me Ziyech për vetëm 30 milionë funte
Merkatoja për Arsenalin ka qenë e dobët deri tani. Pas premtimeve se do të ketë në riformatim të skuadrës, Topçinjtë kanë arritur të finalizojnë vetëm transferimin e adoleshentit brazilian, Gabriel Martinelli, raporton GivemeSport, përcjellë Indeksonline.
Arsenal gjithashtu ka dështuar në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Wilfried Zaha dhe Kieran Tierney. Arsyeja është se Arsenal ka vetëm 45 milionë funte për të bërë transferime në këtë afat kalimtar.
Megjithatë, edhe pse çmimi i Hakim Ziyech ishte brenda buxhetit të Arsenalit, ata kanë refuzuar një transferim të mundshëm./Indeksonline/.